Showbiz

Akademia vendos, ky do të jetë “Oscars” i parë pa prezantues

Presidentja e re e ABC , Karey Burke ka konfirmuar se ceremonia e 91 e ndarjes së çmimeve “Oscar” nuk do të ketë një prezantues.

Fillimisht Akademia e Filmit ishte e shqetësuar nga dorëheqja e Kevin Hart nga roli i drejtuesit të këtij spektakli por tashmë ata janë të bindur se ky vendim ishte i duhuri.

Në vend të Hart, do të jenë artistët që do të dalin në skenë të japin çmimet ata të cilët do të mbajnë gjallë atmosferën e kësaj ceremonie të gjatë.

Kujtojmë se komediani Kevin Hart hoqi dorë nga drejtimi i “Oscars” pasi disa postime të vjetra në Twitter-in e tij dolën në sipërfaqe.

Ato kishin përmbajtje raciste dhe dikriminuese që ndikuan negativisht tek ai duke e bërë të padenjë për prezantimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve më të rëndësishme të vitit.

“Oscars 2019” do të mbahet më 24 shkurt në “Dolby Theatre” në Los Angeles.