Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minuta më parë në aksin Lezhë–Shkodër.
Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë, dhe janë plagosur 4 të tjerë, mes tyre dy fëmijë.
Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilët më pas u morën me ato ambulanca.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.