Një 31 vjeçar mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor, sot në aksin Lezhë-Shëngjin, në afërsi të lapidarit.
Pasi humbi kontrollin e “Audi”-t që drejtonte, fillimisht u përplas me një mur rrethues e më tej, me dy automjete të parkuara pranë rrugës. Dyshimet paraprake janë se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.
Nga përplasja e fortë, 31-vjeçari pësoi fraktura të shumta dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ky ishte aksidenti i dytë rrugor për sot me pasoja dhe që e çon në dy numrin e të plagosurve pas atij në aksin Rrogozhinë-Lushnjë.