Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Kthesa e Viroit’ në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mikrobus është përplasur me një makinë.

Korrespondentja e Top Channel në Gjirokastër, Entjola Budo bën me dije se nga përplasja janë lënduar lehtë dy persona, të cilët kanë marrë asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Dëmet tek të dy automjetet janë të dukshme. Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.