Një motor shpërtheu në flakë duke u djegur plotësisht, pasi u përplas me një mikrobus turistësh. Ngjarja u shënua sot në autostradën Lushnje- Rrogozhinë, pranë fshatit Zhamë. Sipas policisë, të plagosurit janë dy persona që udhëtonin në motor, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga aksidenti u bllokua për rreth një orë autostrada pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës.