Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre efektivëve të policisë, u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç. Automjeti i policisë u përmbys në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, pas përplasjes me një furgon mallrash. Personat e plagosur u dërguan menjëherë në spital. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të furgonit.