Celebrities Film & Tv Live From Tirana

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Flavio Qarri: “Orteku me zhvillime dhe çudira, nuk arrin të kuptosh është shkallim apo…”

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën sot ka qenë Flavio Qarri. Gazetari i njohur ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ngjarjet e rëndësishme të javës si aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe deklaratat më të bujshme si ajo e Gerta Gixharit apo modeles së “She’s On Top” për librin të cilin e përdorte si aksesor, InstaStory i komentuar i Elona Duros dhe jo vetëm kaq.

Sa i përket zhvillimeve të fundit në vendin tonë që kanë tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve, Flavio u shpreh se:

Ky vend nuk është asnjëherë i mërzitshëm, mbi të gjitha arrin të prodhojë një sasi lajmesh që është pak më shumë se çfarë mundet publiku që të konsumojë. Ky inflacion skandali e bën pak të vështirë dhe mbajtjen e një qëndrimi dhe vënien e një kufiri, për këtë arsye gjëja shkon gjithmonë e më keq. 

Sipas Flavios cilat janë lajmet që atë e kanë tërhequr më shumë në atë në aspektin gazetaresk gjatë kësaj jave?

Lajmi është çmendja e kryeministrit, ka shumë sfumatura ky zhvillim i ditëve të fundit. Mund të bëjmë gabim ta quajmë mandati i katërt pasi është fundi i mandatit të tretë. Mandati i katërt fillon në shtator, kemi ende rezultatin e zgjedhjeve të pacertifikuar dhe nuk po arrijmë dot të sqarojmë se çfarë ka ndodhur më 11 maj dhe ndërkohë të vjen ky orteku me zhvillime me çudira të vogla ku ti nuk arrin dot të kuptosh as nëse është një zhvillim i mirë, as nëse është një zhvillim i keq, a është propagandë, a është shkallim apo devijim. Kjo e bën shumë interesante në aspektin gazetaresk dhe shumë të sikletshme në aspektin qytetar ku do të jetosh çdo ditë me ato që ndodh.