Live From Tirana

“Librin e përdor për aksesor”/Shpërthen modelja: Barbona, jam me nota 10…

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë modelja e “She’s On Top”, Enxhi Ruxhdia, e cila bëri bujë me deklaratën e saj, ku tha se librin e përdor si aksesor në plazh, jo për ta lexuar. Si është e vërteta pas kësaj deklarate?

Unë gjithmonë të vërtetën them. Dhe ajo çfarë kam thënë aty është një e vërtetë.

Ti po vazhdon fakultetin e mjekësisë, çfarë notash ke dhe si mund të kuptohet kjo kur thua se librin e përdor si aksesor?

Unë në provimin e maturës shtetërore në letërsi, kam marrë notën 9 pikë ca dhe këtë mund ta faktoj. Dhe i ftoj gjithë këta komentuesit, lexuesit, moralistët nëpër komente, t’i nxjerrin notat e tyre se çfarë kanë marrë këta njerëz në provim dhe të shohim kush është më i lexuar.

Ka pasur komente nga disa djem mbi këtë deklaratë, çfarë do u thuash atyre?

Këta janë copa barbonash dhe nuk vlejnë fare. Nuk i llogaris. 

Mendon se ata lexojnë libra?

Nuk e besoj. Por edhe po lexuan, abetaren. 

Cili nga personazhet publike të frymëzon?

Do thoja Blendi Fevziu, ai është gazetar me plot kuptimin e fjalës. Marin Mema nuk më jep muzë…