Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur befason fansat, shfaqet në publik pas dy vitesh!

Aktori legjendar Jack Nicholson, një nga aktorët më të famshëm të Hollivudit ka befasuar fansat duke u shfaqur në publik pas gati dy vitesh. Edhe pse daljet e tij janë bërë të rralla, Jack vendosi të marrë pjesë në një ngjarje speciale për të festuar 50 vjetorin e “Saturday Night Live”. Kjo shfaqje e famshme amerikane festoi gjysmë shekullin e ekzistencës së saj me një program të madh special të quajtur “SNL50: The Anniversary Special”.

Nicholson ishte në mesin e shumë yjeve që erdhën për të nderuar këtë përvjetor. Ndër të famshëm afër tij ishin Will Ferrell, Robert De Niro, Blake Lively dhe Ryan Reynolds. Kjo është një nga paraqitjet e pakta publike të Jack Nicholson në dy vitet e fundit. Ai u fotografua për herë të fundit në një lojë basketbolli të Los Angeles Lakers në maj 2023, kur shoqërohej nga djali i tij Ray. Jack u tërhoq nga aktrimi pas filmit të tij të fundit, “How Do You Know”, në 2010.