Celebrities Showbiz

Cili është shpallur aktori më i pasur i vitit 2025 që pasuria kalon 1.4 miliardë dollarë?

Arnold Schwarzenegger, ikona e filmave aksion dhe ylli i “Terminator”, kryeson listën e aktorëve më të pasur për vitin 2025, me një pasuri marramendëse prej 1.49 miliardë dollarësh.

Edhe pse nuk ka luajtur në ndonjë film që nga viti 2019, aktori 76-vjeçar ka ditur të lëvizë me zgjuarsi jashtë kamerave, duke ndërtuar një perandori financiare falë investimeve të suksesshme në pasuri të paluajtshme dhe fonde private.

Pas Schwarzenegger vjen Dwayne “The Rock” Johnson, me një pasuri prej 1.19 miliardë dollarësh.

Përveç karrierës së tij në film, Johnson po korr fitime marramendëse me markën e tij të tekilës “Teremana”, që ka bërë bujë në tregun ndërkombëtar të pijeve.

Vendi i tretë në renditje i përket Tom Cruise, i cili ka mbledhur një pasuri prej 891 milionë dollarësh – kryesisht nga rolet e tij në kinematografi dhe kontratat fitimprurëse të filmave si “Mission: Impossible”, pa pasur nevojë për sipërmarrje të tjera jashtë botës së filmit.

Në listën e 10 aktorëve më të pasur për vitin 2025 përfshihen gjithashtu emra të njohur si Shah Rukh Khan, George Clooney, Brad Pitt, Jack Nicholson, Tom Hanks dhe Jackie Chan – yje që vazhdojnë të dominojnë si në ekran, ashtu edhe në botën e financave.

Suksesi në Hollywood nuk vjen vetëm nga kamerat – por edhe nga aftësia për të investuar me mençuri.