Dennis Quaid ishte në prag të vdekjes mes varësisë së tij nga kokaina 30 vjet më parë. Ylli i “Parent Trap” tha për revistën People se:
Më kujtohet se shkova në shtëpi dhe pata një lloj përvoje që e pashë veten ose të vdekur ose në burg ose duke humbur gjithçka që kisha dhe nuk e doja këtë.
Kjo nuk është hera e parë që ylli i filmit flet për të kaluarën e tij të errët. Në vitin 2018, 69-vjeçari zbuloi se përdorte deri në dy gram kokainë në ditë gjatë viteve 1980, kur karriera e tij ishte në rritje. Megjithatë, Quaid vendosi të shkojë në rehabilitim në 1990 për të kapërcyer problemet e tij të abuzimit me substancat. Quaid filloi të lexonte Biblën, Kuranin, tekste të tjera fetare dhe madje shkroi këngën e bazuar në besim “On My Way to Heaven” në vitin 1990 duke ndjekur spiritualitetin e tij të ri.