Celebrities

Aktorja e njohur e “Peaky Blinders”, shtatzënë për herë të parë: Jam shumë e lumtur…

Charlie Murphy pritet të lindë fëmijën e saj të parë këtë muaj, pasi iu nënshtrua pesë raundeve ‘intensive’ të IVF-së. Aktorja irlandeze, 37 vjeç, zbuloi se i priti simptomat e shtatzënisë me krahë hapur pasi duroi pesë raunde intensive të IVF-së gjatë dy viteve. Duke kujtuar momentin kur zbuloi se do të priste një fëmijë, ajo rrëfeu:

Isha e lumtur sigurisht, por më duhej t’i kujtoja vetes të mos festoja shumë. Kjo ishte e mundimshme. Ishte aq intensive saqë po i prisja të gjitha simptomat që vijnë me një shtatzëni, isha thjesht shumë e lumtur.

Veç se me Peaky Blinders, Murphy u shfaq gjithashtu në serialin fitues të çmimit BAFTA, Happy Valley, dhe Obsession të Netflix, dhe është në një lidhje afatgjatë me regjisorin e “Towards Zero”, Sam Yates. Murphy shpjegoi se udhëtimi i saj drejt amësisë nuk ishte i lehtë.

Ndjehesha sikur isha në kazino dhe po hidhja zare për të investuar në një raund tjetër, emocionalisht, financiarisht dhe në kohë. Dhe kur dy raundet e fundit nuk rezultuan në asgjë, u ndjeva e mashtruar. Ndihej e mundimshme dhe monotone.

Kjo kohë e vështirë përfshiu edhe një abort.

“Është shumë e zakonshme”, thotë Murphy.