Dyshimet për një lidhje të mundshme mes vajzës së ish- zv/ kryeministrit Niko Peleshit, Aleksias dhe Romeos kanë kohë që po qarkullojnë. Fillimisht u përfol se dyshja po bashkëjetonin me njëri-tjetrin, pas ndarjes së këtij të fundit me Jonida Maliqin dhe në disa foto që vetë bukuroshja publikonte në rrjete sociale ku dukej qartë Romeo.
Kështu u vërtetua lidhja mes tyre, megjithatë një periudhë ata nuk u panë me njëri- tjetrin duke u dyshuar kështu për një ndarje. Mirëpo, deklaratat e fundit të bëra nga Aleksia në një intervistë na tregojnë krejt të kundërtën. E pyetur për Romeon, ajo tregoi dashurinë e madhe që ka për të dhe sa shumë i ngjason me të atin.
Por Aleksia, përveç marrëdhënies së saj me Romeon, duket se ka gjithashtu një marrëdhënie të veçantë me Donaldin ku ka shfaqur shpeshherë publikisht mbështetjen e saj për lojën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Së fundmi Aleksia ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj dhe nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.
Ajo ka lyer flokët e saj dhe është kthyer në bionde. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit menjëherë ta krahasojnë atë me Trixën. Madje disa nga këto mesazhe ajo i ka publikuar dhe në InstaStory.






Rikujtojmë se, para pak kohësh Aleksia ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ajo jo vetëm që ‘hapi zemrën’, por foli edhe për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix.
Në rradhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marë në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme; vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime.