Bota

Plagosi 20 herë me thikë 55-vjeçarin jashtë një lokali, i riu para policisë: U argëtova, do ta bëja prapë!

Jo vetëm që u argëtua, por është gjithashtu gati ta bëjë përsëri. Këto janë deklaratat e para të dhëna para forcave të rendit italian nga 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë i arrestuar të shtunën, më 4 korrik, pasi goditi me thikë një burrë 55-vjeçar jashtë një bari në zonën e San Siros në Milano.

I riu, i ndaluar nga klientët e klubit përpara se të ikte, tani përballet me akuza për tentativë vrasjeje. Por akuza nuk duket se e shqetëson. Përkundrazi. “U argëtova, do ta bëj përsëri sapo të dal”, tha 22-vjeçari kur u mor në paraburgim nga oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje disa minuta pas sulmit brutal me thikë.

Njëzet plagë me thikë në shpinë dhe bark 55-vjeçari i plagosur, i shtruar në spital në Spitalin Niguarda në Milano, mbetet në gjendje kritike. Sipas forcave të rendit, personi nga Bregu i Fildishtë, e sulmoi atë “nga pas, me një thikë 21 centimetra , duke e goditur 20 herë” në kokë, qafë, gjoks dhe bark.

LEXO EDHE: 86-vjeçari vret ish-bashkëshorten në spital, më pas hidhet nga dritarja!

Autori do të merret në pyetje mëngjesin e së hënës, më 6 korrik, nga gjyqtari, ndërsa prokurori ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, duke e konsideruar si rrezik arratisjeje dhe përsëritjeje të krimit. I gjithë sulmi është filmuar nga kamerat e sigurisë jashtë lokalit.

LEXO EDHE: Tragjedi në Itali/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg