Aktualitet

Lajm i fundit/ Ambasadori ukrainas pëson infarkt në Voskopojë, niset me urgjencë drejt Tiranës!

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, pëson infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, niset me urgjencë në spitalin e Korçës.

Sipas informacioneve gjendja e tij është stabël, por për mjekim më të specializuar do të niset drejt Tiranës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka patur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.

Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në vendin tonë.