Aktualitet

Tensione para Parlamentit, protestuesit heqin gardhin metalik, përplasen me policinë!

Siç ishte paralajmëruar, sot ka protestë para Kuvendit, që në orën 10:00 nis punimet e një seance plenare me rend dite të ngarkuar. Policia ka blinduar zonën, duke vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit.

Një qytetare tentoi të kalonte rrugën përmes perimetrit të sigurisë duke u përplasur me efektivët. U pengua nga kordoni policor kur tentoi të largonte gardhin.

Më pas, protestuesit e hoqën atë dhe qëlluan me vezë. Autoboti me ujë u afrua. Protestuesit thërrasin:

Nuk na përfaqësoni!

Pati edhe protestues që u ulën në tokë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Blutë tentuan t’i largonin.

Protestuesit qëlluan me vezë, domate e shishe uji në drejtim të efektivëve, dy policë të lënduar, shoqërohen me autoambulancë.