Po mbahet sot në kryeqytet dita e 51-të e protestës.
Protestuesit, si çdo ditë tjetër, kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej, për t’u drejtuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet.
Një nga protestuesit solli edhe një herë në vëmendje, se ashtu si sot, edhe ditën e enjte, në seancën ardhshme plenare, do të stacionohen para Kuvendit.
Më herët gjatë paradites, disa protestues ishin të pranishëm te Kuvendi, aty ku po mbahej seanca plenare.
Ata kishin paralajmëruar një protestë paqësore, por goditën makinat e Gardës dhe deputetëve me vezë me emrin e tyre.