Aktorja e famshme Amber Heard në një intervistë për “Washington Post” ka zbuluar për periudhën e errët që përjetoi menjëherë pas ndarjes nga Johnny Depp në vitin 2016.
Dyshja të cilët u divorcuan ligjërisht vitin e kaluar u ndanë prej akuzave të Heard se Depp ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të, akuza këto të cilat ai vazhdon t’i mohojë.
Në rrëfimin e saj 32-vjeçarja tregoi se pas akuzave të cilat u bënë publike ajo merrte vazhdimisht kërcënime për vrasje që ende janë anonime.
Amber detyrohej të ndryshonte numrin e saj gati çdo javë dhe thuajse nuk ka dalë nga shtëpia për muaj të tërë pasi kishte frikë se do të përndiqej.