Showbiz

Johnny Depp habit me deklaratën e tij: “Ishte një betejë që nuk kalon…”

Aktori i njohur Johnny Depp ka folur së fundmi për Times, duke ndarë reflektimet e tij mbi betejën e gjatë ligjore kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.

Më mori shumë kohë. Shumë më thoshin ‘do të kalojë’

-por unë nuk mund të mbështetesha tek kjo.

Çfarë do të kalojë? Narrativa që u ndërtua dhe përhapej në gjithë botën? Jo, kjo nuk kalon.

Depp theksoi se e ndjeu të domosdoshme të fliste për të vërtetën e tij.

Po të mos përpiqesha të mbroja të vërtetën, do të dukej sikur kisha bërë atë për të cilën akuzohesha. Dhe kjo do të rëndonte mbi fëmijët e mi, mbi nipërit e mbesat e mia në të ardhmen, madje edhe mbi fëmijët që kam takuar në spitale

Aktori kujtoi gjithashtu se ndjeu mungesën e mbështetjes nga disa njerëz të afërt.

Ka të paktën tre persona që e dinë se kush janë, që u sollën në mënyrë të ndyrë me mua. I kuptoj ata që nuk më dolën në krah, sepse zgjedhja e drejtë për ta ishte gjëja më e frikshme që mund të bënin

Duke reflektuar për periudhën kur u përfshi në polemikat e lëvizjes #MeToo, Depp u shpreh:

Unë u bëra si viktimë e parë e MeToo, përpara se të shpërthente rasti Harvey Weinstein.

Kujtojmë se në vitin 2022, një gjykatë e shpalli Amber Heard fajtore për shpifje ndaj Depp.

Fillimisht, ajo u dënua të paguante 15 milionë dollarë, por pas marrëveshjes mes avokatëve shuma përfundoi në 1 milion dollarë, e cila u premtua se do të shkonte për bamirësi.