Thuajse 54 kilogramë fentanil, qetësues i fuqishëm sintetik, u sekuestrua nga policia amerikane në Nebraska, ndër sasitë më të mëdha të kapura në Amerikë. Shifra nuk duket bindëse për një rekord të tillë, por nëse llogaritet se fentanili rezulton 50 herë më i fuqishëm se heroina, kjo bëhet e qartë. Sipas autoriteteve amerikane, sasia e kësaj droge mund të vrasë 26 milionë njerëz. Lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli rutinë në automjetin e dy individëve.