Gossip Showbiz

Andrew Tate do të kandidojë për kryeministër të Britanisë së Madhe?

Andrew Tate ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale, duke shpalosur ambicien e tij për të hyrë në politikë dhe për të kandiduar për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe.

Në një postim të tij në X (Twitter), ai u ka drejtuar ndjekësve pyetjen:

A duhet të hyj në politikë dhe të kandidoj për kryeministër të Britanisë së Madhe?

Aktualisht, Tate është i bllokuar të largohet nga Rumania, ku jeton prej disa vitesh, pasi është nën hetim për akuza të ndryshme penale.

Ai dhe vëllai i tij, Tristan, janë akuzuar për blerjen e katër makinave luksoze dhe regjistrimin e tyre në emra të personave të tjerë, në përpjekje për të fshehur të ardhurat nga aktivitetet e tyre të dyshuara të paligjshme.

Tate, i cili ka kombësi britanike dhe amerikane, u bë i njohur përmes deklaratave të tij provokuese në rrjetet sociale. Gjatë viteve të fundit, ai është përballur me probleme ligjore në Rumani, ku ka kaluar disa muaj në burg dhe më pas është vendosur në arrest shtëpiak.