Mbrëmjen e kaluar Angelina Jolie shkëlqeu në premierën e filmit të saj më të ri “Maleficent 2” që pritej me padurim nga publiku.
Ajo u shoqërua në tapetin e kuq nga 5 fëmijët e saj ndërsa më i madhi, Madoxx 18-vjeç, ndodhet në Korenë e Jugut për studime.
Aktorja dhe të vegjlit e saj dukeshin fantastik madje ishin kombinuar mjaft mirë me njëri-tjetrin sa i përket ngjyrave të veshjeve.
Premiera e filmit u mbajt në teatrin “El Captain” në Hollywood.