Showbiz

Antonio Banderas dhe Penelope Cruz bashkohen për një tjetër realizim kinematografik

Dyshja e aktorëve do të bëhen bashkë për një tjetër realizim kinematografik i quajtur “Pain & Glory” me regjisor Pedro Almodovar.

Hera e fundit që ata kanë aktruar së bashku daton në vitin 2013 në filmin e të njejtit regjisor me titull “I’m So Excited”.

“Sony Pictures” ka zbuluar se ky produksion do të dalë më 22 mars në Spanjë por nuk kanë publikuar asnjë datë tjetër se kur do të lançohet në vende të tjera të botës.

Ende nuk është e ditur se për çfarë bën fjalë ky film por fansat e Bandesas dhe Cruz përkatësisht 58 dhe 44-vjeç, janë shumë të emocionuar që do i shohin sërish bashkë.