Dua Lipa pritej të performonte në muzeun e Louvre në Abu Dhabi për përvjeton e tij por kjo gjë u anulua për shkaqe të pashmangshme natyrore.
Një stuhi e madhe përfshiu vendin duke e bërë të pamundur që këngëtarja me origjinë shqiptare të performonte. “Për shkak të motit të keq në Abi Dhabi, koncerti i Dua Lipës është anuluar. Shëndeti dhe siguria e vizitorëve është prioriteti ynë” ,-shkruhej në njoftimin e faqes zyrtare të muzeut në Twitter.
Dua Lipa gjithashtu ka postuar disa foto në platformat sociale ku shprehet e mërzitur nga ky vendim por u kërkon fansave të ruajnë biletat pasi ajo do të rikthehet shumë shpejt për të performuar.
Edhe pse një pjesë e publikut të cilët e prisnin me padurim këngëtaren janë irrituar, deklarata e saj e qetësoi shumë shpejt situatën.