Celebrities Gossip Showbiz

Sapo u martua me Dua Lipën, Callum Turner rikthehet në xhirime! Pamjet e para nga filmi i ri bëjnë xhiron e rrjetit!

Vetëm pak javë pas dasmës madhështore me Dua Lipën në Siçili dhe muajit të mjaltit në Itali, Callum Turner i është rikthyer angazhimeve profesionale.

Aktori britanik 36-vjeçar është fotografuar në New Jersey gjatë xhirimeve të filmit të ri “Possession”, ku ndan ekranin me aktoren Margaret Qualley. Projekti është një ribërje e filmit kult të vitit 1981 dhe drejtohet nga regjisori Parker Finn, ndërsa premiera pritet vitin e ardhshëm.

Në pamjet nga sheshi i xhirimit, Turner shfaqet me një pulovër gri të mbuluar me gjak artificial, pjesë e skenave dramatike që po realizohen për filmin.

Në krah të tij ishte edhe Margaret Qualley, e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vjollcë, ndërsa të dy interpretuan disa skena me ngarkesë të fortë emocionale.

Ndërkohë, jeta private e aktorit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Mediat britanike kanë raportuar së fundmi se babai i Callum Turner, Laurence Coles, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e martesës së djalit të tij me Dua Lipën.

Sipas raportimeve, në ditën e dasmës ai ndodhej në një tjetër ceremoni në Londër, ndërsa në festën e zhvilluar në Siçili morën pjesë rreth 200 të ftuar, mes tyre edhe emra të njohur si Elton John dhe Charli XCX.

Mungesa e tij ka nxitur komente në mediat britanike, veçanërisht pasi më herët ishte raportuar se marrëdhënia mes babait dhe djalit ishte përmirësuar pas një periudhe të gjatë largësie.

Vetë Callum Turner ka folur më parë për raportin e ndërlikuar me të atin, duke zbuluar se për shumë vite jetuan në vende të ndryshme dhe kontaktet mes tyre kanë qenë të rralla.