Pas ekstradimit nga Gjermania, Arbër Çekaj do të dalë në gjykatë sot për herë të parë. Ai është pronar i Kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët e së cilës u gjetën 613 kg kokainë. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka e marrë në pyetje Çekajn pas ekstradimit pasi hetimet ndaj tij ishin mbyllur në mungesë. Të arrestuar për trafikimin e kësaj sasie të madhe kokaine janë edhe Arando Pezaku e Donaldo Lushaj.