Showbiz

Ariana Grande 2 albume brenda 12 muajve

Rreth 6 muaj më parë Ariana Grande publikoi “Sweetener” që rrëmbeu zermat e fansave në të gjithë botën. Ky album i ndjerë i dedikohej viktimave të sulmit terrorist që ndodhi në koncertin e saj në Manchester.

6 muaj më vonë, pikërisht mbrëmjen e kaluar, këngëtarja 25-vjeçare suprizoi edhe një herë fansat e zjarrtë të saj duke lançuar në një tjetër album i titulluar si kënga e saj hit “Thank you, next”.

Reagimet për këtë album kanë qenë të menjëherëshme ndërkohë që kritikët dhe publiku mendojnë se ky album që për të është i 5-ti, është realizimi i saj më i mirë deri tani.

“Thank you, next” është krejtësisht një album feminist madje ka edhe 2 hite të tjera “Break up with your girlfriend I’m bored” klipi i të cilit ka vetëm pak orë që është publikuar dhe “Ghostin”.