Showbiz

Ariana Grande, artistja e parë femër që thyen rekord në Spotify me “Thank you, next”

Projekti më i ri muzikor i Ariana Grande, “Thank you, next” ka lënë në hije albumin e shumëpërfolur të këngëtares, “Sweetener”.

Kjo prurje që vjen si ‘diss’ për ish-partnerët e këngëtares, ka thyer rekordin e Taylor Swift në “Spotify” teksa ka marrë mbi 100 milionë klikime.

Ariana është shndërruar në artisten e parë femër që thyen një rekord të tillë ndërkohë që kënga vetëm ditën e parë të publikimit arriti 9.6 milionë klikime duke mundur këngëtaren e hitit “Look What You Made Me Do”.

“Thank you, next” arriti 100 milionë klikime brenda 11 ditëve duke e bërë 25-vjeçaren artisten më të dëgjuar në këtë platformë.