Showbiz

Ariana Grande publikon bashkëpunimin e saj më të ri me Mikey Foster, fansat dyshojnë për një lidhje mes tyre

Ariana Grande është e njohur për lidhjet e saj me këngëtarët me të cilët bashkëpunon, kujtojmë Nathan Sykes, Big Sean dhe Mac Miller.

Thuajse 1 vit pas ndarjes nga komediani Pete Davidson, ajo është në një lidhje të re me reperin Mikey Foster i njohur me emrin e artit si “Social house”. Aludimet nisën në ditëlindjen e këngëtares kur reperi bëri një urim të veçantë në rrjetin social Instagram duke shpërndarë një foto të Arianas kur ishte fëmijë.

Pak pas kësaj dyshja erdhën me bashkëpunimin e tyre muzikor të lançuar ditën e kaluar, i quajtur “Boyfriend”.

Edhe në klip ata shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin madje duke shkëmbyer puthje të shumta. Tashmë fansat janë të bindur se miqësia e tyre ka marrë një tjetër rrjedhë megjithëse asnjëri prej artistëve ende nuk ka pranuar të japë komente.