Showbiz

Ariana Grande shpallet artistja më e mirë e vitit nga “iHeart Radio”

Viti 2018 ishte viti i Ariana Grande sa i përket sukseseve muzikore por duket se edhe 2019-ta do të jetë e tillë.

Mbrëmjen e kaluar “iHeart Radio” e ka shpallur atë artisten femër më të mirë të vitit falë albumit të saj “Thank you, next” që theu rekorde në dëgjueshmëri duke përfshirë edhe atë të grupit legjendar, “The Beatles”.

Edhe pse nuk mund të ishte e pranishme për të marrë këtë çmim, Ariana surprizoi të gjithë të pranishmit në këtë event me një performancë të regjistruar pak kohë më parë.

25-vjeçarja këngoi një ndër hitet e këtij albumi, “Needy”, që është pëlqyer shumë nga publiku.