Showbiz

Ariana Grande zbulon prapaskenat e klipit “Thank you, next”, aktrim dhe shumë të qeshura

Vetëm pak javë më parë ajo theu disa rekorde me “Thank you, next” duke u shpallur edhe gruaja e vitit.

Ariana Grande arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë botës me këtë projekt muzikor që shkoi si ‘diss’ për të gjithë ish-at e saj, sakaq klipi u frymëzua nga filmat më të famshëm për të rinj me përmbajtje feminizmi.

Ditën e kaluar ajo ka zbuluar edhe disa nga prapaskenat e këtij klipi si edhe një pjesë të shkurtër që nuk u përdor kurrë në të. Fillimisht këngëtarja shfaqet me miken e saj duke e ndihmuar të ndahet përfundimisht nga i dashuri dhe t’i marrë atij edhe qenushin. Pas kësaj skene shihet Kris Jenner duke  dhënë këshilla prindërimi në ambjentet e shkollës ku vajza e saj po jepte shfaqje.

E gjithë atmosfera në setin e xhirimeve ishtë më argëtuese se kurrë dhe 25-vjeçarja nuk mund t’i mbante vetëm për vete këto momente.