Opozitari armen, Nikol Pashinian, u zotua se do t’i vazhdojë protestat antiqeveritare. Pashinian bëri thirrje për protesta masive më 1 maj, kur Parlamenti pritet të votojë për kryeministrin e ri. Pashinian ka udhëhequr protestat që kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit Serzh Sargsyan javën e kaluar.