Bota

Spitali londinez, Trump: Si spital në një zonë lufte!

Në Londër është rritur shqetësimi i autoriteteve për numrin e lartë të vrasjeve dhe plagosjeve me thikë. Kjo gjë e ka katapultuar kryeqytetin britanik në krye të listës së qyteteve më të dhunshme të botës. Presidenti amerikan Donald Trump, thumboi duke krahasuar një spital në Londër me një “zonë lufte”. Trump mbështeti, prodhuesin më të madh amerikan të armëve duke thënë se londinezët nuk kanë armë por kanë thika.