Prokuroria e Vlorës urdhëroi ndalimin e dy punonjësve të Policisë së Burgjeve që shoqëronin të arrestuarin Mikel Kasaj, i cili u arratis dje nga salla e gjyqit, menjëherë pas dënimit. Të ndaluarit janë Gjolek Hodaj dhe Granit Zani. 28-vjeçari i cili shfrytëzoi mungesën e prangave e të përforcimeve për t’u larguar me vrap, u dënua me 3.4 vite burg për rrëmbim personi. Ngjarja riktheu shqetësimin lidhur me masat e sigurisë.