Aktualitet

Arratisje apo vetëdorëzim? Dalin pamjet ekskluzive të shefit të qarkullimit, Roven Zeka. Zbulohet sesi ra në rrjetën e SPAK

Shefi i qarkullimit rrugor, Roven Zeka është paraqitur në drejtorinë vendore të Policisë Tiranë për tu vetëdorëzuar pas urdhër arrestit nga SPAK.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Zeka futet në polici pasi është informuar nga mediat për urdhër arrestin.

Ndaj 3 oficerëve të policisë së qarkullimit rrugor në Tiranë SPAK ka firmosur tre masa arresti për dyshimet e korrupsionit . Siç bëhet me dije jo zyrtarish, shefi i komisariatit rrugor Roven Zeka, shefi i hetimit të aksidenteve automobilistike Sokol Novaku dhe oficeri i Policisë Gjyqësore Edison Tabaku, dyshohen për korrupsion.

LEXO EDHE:  Të dënuar për grup kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni, pranga 2 personave në Dibër dhe Laç!

Në përgjime rezulton qe oficeri i këqyrjes së vendngjarjes ka përmendur dy eprorët e tij në policinë rrugore, për të ndryshuar rezultatet e një aksidenti automobilistik. Çështja u hetua nga prokurorët e posaçëm që u vunë në lëvizje mbas një aksidenti rrugor në kryeqytet një ngjarje për të cilën ka dyshime se paratë i ka paguar një shtetase ndaj oficerit të policisë gjyqësore .

Mbetet ende e paqartë se sa është shuma e kërkuar dhe nëse ka patur pasojë në jetë prej këtij aksidenti. Por ajo që shpjegohet është fakti se vendngjarjen e ka këqyrur oficeri Edison Tabaku, ndërkohë që më pas ka komunikuar me shefin e linjes për aksidentet Sokol Novaku, po ashtu me urdhër ndalimi.