Aktualitet Lajmet e fundit

Atentat në Tiranë me 4 të plagosur/2 janë të mitur 11 e 17 vjeç!

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Lundër, Tiranë. Ende nuk dihen detaje nga ngjarja apo rreth shkaqeve. Sipas policisë, janë katër të plagosur, mes tyre dy të mitur.

Njoftimi policor:

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Të plagosurit, të identifikuar si Arenc Stafa, 34 vjeç dhe Klan Mullaj, 19, janë dëmtuar në dorë e krah dhe iu nënshtruan një operacioni, së bashku me 2 të miturit, më i vogli prej të cilëve 11 vjeç dhe është në gjendje kritike.

Pasi u qëllua, dyshohet se makina e të plagosurve, lëvizi në përpjekje për t’iu larguar atentatorëve, derisa shoferi Arens Stafa humbi ndjenjat dhe ndaloi. Nga aty, mendohet se persona që konstatuan mjetin i dërguan në spital.

Mësohet edhe se të plagosurit udhëtonin me një automjet G-Class, autorët me fuoristradë. Kjo është e dyta ngjarje kriminale për sonte. Në fshatin Pllanë të Lezhës u ekzekutua me armë zjarri 64-vjeçari Gjovalin Prendi.

Viktima rezulton të jetë babai i Roan Brahimit (Sidorel Prendi), i vrarë në muajin maj të vitit 2024 në një atentat mafioz ne Athinë, ngjarje që vijon të jetë e pazbardhur. Roan Brahimi dyshohej si i përfshirë në ngjarje kriminale vitet e fundit. Në kryeqytetin grek u ekzekutua në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së tyre.