Aktualitet

Arrestohen 7 protestues të pranishëm në tubimin e djeshëm të opozitës

Policia e Tiranës arrestoi 7 protestues të pranishëm në tubimin e djeshëm të opozitës. Ata akuzohen për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës para Parlamentit.  Veprimet procedurale janë kryer pas këqyrjes së pamjeve filmike, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit procedoi penalisht edhe Gazmend Bardhin, organizatorin e protestës.