Një tjetër incident është regjistruar në Libofshë, ku një person është arrestuar nga policia pasi tentoi të digjte kutitë e votimit. I riu mbante në dorë një shishe benzinë me të cilën ka tentuar tu vërë flakën kutive!
Pak para se te dilnin kutitë e votimit nga qendrat e votimit, me një shishe me lëndë djegëse në dorë, ai ka bere thirrje se do të djegë kutitë e votimit.
I riu ka qëndruar me shishen e ndezur në dorë përpara portës se mjediseve të qendrave të votimit. Policia e cila ndodhej aty për mbarëvatjen e procesit, e ka ndaluar, ndërsa më pas është shoqeruar për në mjediset e komisariatit.