Vijon përmbytja në zonën e Haskturkasit, në Libofshë, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Seman. Sipas informacioneve paraprake, rreth 20 banesa janë përfshirë nga uji.
Ditën e djeshme, lumi Seman çau argjinaturën në disa segmente, në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, si pasojë e prurjeve të shumta.
Uji vërshoi përtej argjinaturës duke përmbytur tokat bujqësore, çka alarmoi banorët e zonës. Në terren ndodhen strukturat e emergjencave, të cilat po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës.