LSI reagoi pas shkrimit të revistës Mother Jones, duke e quajtur atë “manipulim, mashtrim pa fakte dhe të shtrembëruar”. Por Dan Friedman njëri prej autorëve të shkrimit të revistës hodhi poshtë akuzat e LSI-së. Provat janë aty dhe nuk ka mashtrim, tha Friedman. Ai hedhi poshtë akuzat se është paguar nga paratë e drogës së mazhorancës.