I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Artjon Bakaj. Ai ka komentuar mbi ngjarjet e fundit të ndodhura në “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e tij për banorët brenda shtëpisë.
Nëse finalja do të ishte nesër, kush ka më shumë mundësi për ta fituar, në këto momente që po flasim?
Mendoj se populli do të përshtatej shumë me Laertin dhe historitë e tij, deri në këto momente, pa folur pjesa tjetër e shtëpisë për historitë dhe ngjarjet personale të tyre. Sepse është diçka që të lidh shumë dhe të prek në të njëjtën kohë. Laerti ka shfaqur vlera, ka shfaqur disa histori personale që nuk i ka treguar askund. Për mendimin tim fansat e tij janë rritur ndjeshëm.