Disa shenja të Zodiakut dinë si të kontrollojnë emocionet, duke u prezantuar me kartat e stabilitetit e të forcës së brendshme. Ato janë 4:
Dashi
Dashi nuk i lejon vetes ta shohin të thyer, të lodhur e jo të sigurt. Në vend të kësaj, servir energji, vendosmëri e forcë impulsive se ndjenjat më të thella i mban për vete. Kur lëndohet, e fsheh pas “forcës” dhe përpiqet të dalë nga situata me vendosmëri, sikur gjithçka të jetë nën kontroll.
Luani
Të ruajë dinjitetin dhe qëndrimin e palëkundur. Këtë synon Luani se besimi që shfaq i shërben si mbrojtje ndaj zhgënjimeve. Kur ndihet i cënuar zgjedh të tërhiqet e të qëndrojë në privatësi deri kur plagët emocionale t’i shërohen. Nuk i lejon të tjerët ta shohin në momente dobësie.
Akrepi
Akrepi ndjen intensivisht, por pa rënë në sy. Pas imazhit të ftohtë e misterioz, fshihet një botë e thellë emocionale, me frikë e dyshim. Nuk lejon askënd t’i hyjë në botën e brendshme, që mos t’u japë të tjerëve pushtetin mbi veten. Akrepi preferon që të kontrollojë emocionet vetëm përmes heshtjes e analizës së gjërave.
Bricjapi
Fuqia është te vetëkontrolli e qëndrueshmëria dhe emocionet duhen mbajtur nën kontroll pasi mund të pengojnë marrjen e vendimeve të drejta. Kështu mendon Bricjapi. Çastet e ndjeshme i quan “çështje personale që duhen zgjidhur në heshtje”. Prakticiteti dhe logjika i ka “armë” për të ruajtur ekuilibrin.