Politikë

Audio-përgjimi, Rama: Një blof skandaloz i PD-së!

Kryeministri Edi Rama e konsideron një bllof audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike për vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj. Rama shkruan në Facebook se demokratët bashkë me gazetarin Jetmir kanë luajtur publikisht një bllof skandaloz. Gazetari investigues Jetmir Olldashi ditën e djeshme dha sqarime në Prokurorinë e Krimeve të rënda ku iu kërkuan materialet bruto dhe mjetet si u përgjua biseda me Dëshmitarin X.