Kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët jashtë Kuvendit se kryeministri Edi Rama erdhi në seancën plenare vetëm për të ‘varrosur’ reformën territoriale.
Sipas tij kreu i qeverisë dëshiron një reformë për interesa politike dhe jo në interes të qytetarëve.
” Edi Rama groposi reformën territoriale. Dhe reformën de facto, të një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët shqiptarë. Varrosi një punë njëvjeçare serioze, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar edhe financiarisht, edhe nga buxheti i shtetit.
Varrosi sepse do me çdo kusht, jo një reformë në interes të qytetarëve, por një reformë në interes të manipulimit të zgjedhjeve dhe rrëmbimit të votave me çdo kusht. Këto janë përpëlitjet e fundit të një njeriu që do të përfundojë në galerat më të errëta të historisë. Edi Rama nuk shpëton më. Erdhi vetëm e vetëm për të varrosur, për të marrë në dorë reformën territoriale.
Nuk mbetet veç gjë tjetër vetëm revolta paqësore e bashkive. Protestuesit u sulmuan egërsisht me gaz lotësjellës dhe spraj ariu. Pati edhe të lënduar rëndë. Po ndjekim me shqetësim shumë të madh situatën e tyre”, tha Berisha.
Kryeministri Edi Rama i është bashkuar mesditën e sotme seancës plenare në Kuvend, mes tensioneve politike dhe protestës që po zhvillohet jashtë godinës së Parlamentit.
LEXO EDHE: Debate në Kuvend, tensione jashtë/Balla-Bardhit: Çoje Berishën në burg!
Me hyrjen e kreut të qeverisë në sallë, deputetët e Partisë Demokratike dolën përpara foltores dhe e pritën me këngën dhe thirrjet: “Rama, jep dorëheqjen!”
LEXO EDHE: Agron Shehaj përplaset me Gardën në Kuvend, nuk lejohet të hyjë në seancë!