Dikur Dukagjin Lipa, ka qenë pjesë e grupi rroku dhe asnjëherë nuk i është ndarë muzikës.
Teksa është edhe menaxheri i vajzës së tij Dua Lipa, shpeshherë përfshihet edhe në projekte të tjera siç është edhe “Sunny Hill” në Prishtinë, festival i ideuar nga vetë ai.
Së fundmi duket se Dukagjin Lipa do të jetë pjesë e një tjetër koncerti në Tiranë dhe këtë e ka konfirmuar violinisti i njohur Olen Çezari.
“Ne erdhëm të shohim sheshin, mos bëjmë ndonjë koncert të bukur, në Tiranën e bukur, si thoni?”,-shkruan ai në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet së bashku me Dukagjinin në sheshin Skënderbej.