Pas deklaratës së Kreut Demokrat se nuk e njeh vëllanë e të kërkuarit për 3.4 milionë eurot, me të cilin ka dalë në foto, ka reaguar Taulant Balla. Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Grupit Kuvendor Socialist i kërkoi Lulzim Bashës të mos fshihet pas justifikimeve “I pandehur Lulëzim Xhelal Basha, të pres në Gjykatë! Mos u fshih, siç ike dje nga salla e Kuvendit. As të marrësh raport mjekësor”- shkruan Balla.