Dëmtimi i aksit nacional Klos-Peshkopi-Burrel, sot nxorri në protestë drejtues automjetesh e banorë të zonës. Rruga është me gropa dhe pavarësisht kërkesave për ta riparuar, asnjëherë nuk janë marrë masa. Protesta u zhvillua në vendin e quajtur “Kthesa e Cerujës” në Klos. Me pankarta ku shkruhej: “Ku janë investimet?” dhe “Integrimi në BE ka mbetur rrugëve”, ata kërkuan vëmendjen e shtetit.