Për Lulëzim Bashën, “Dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri është akt hileqar për të mashtruar partnerët se ai nuk ka imunitet politik dhe se gjithçka është në dorën e Prokurorisë”. Basha kujton se më 19 Prill, Tahiri nxitoi të shpëtonte mandatin në Kuvend, duke shtuar se në 2 javë ndryshoi vetëm vizita e Ramës në Berlin dhe premtimi se do të zgjidhte çështjen e imunitetit të ish-Ministrit. Sipas kreut të PD-së, “Nëse Tahiri del para Drejtësisë, Edi Rama del para Drejtësisë”. Gjithashtu, dorëzimin e mandatit e konsideron manovër, se siç thotë Basha,“Kryeministri ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë”. Ai thekson se “Mbrojtja e Ramës për Tahirin është ndëshkim për Shqipërinë, sikundër mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është ndër pengesat kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit”.