Politikë

Basha: Integrimin europian po e pengon qeveria e lidhur me krimin

Ndërkaq kreu demokrat, në nje dalje për mediat deklaroi sërish se integrimin europian po e pengon qeveria e lidhur drejtpërdrejtë me krimin. Sipas Lulzim Bashës, nëse do të vazhdojë kështu situata, atëherë negociatat nuk hapen as në 2019-n.  Ai tha se opozita duhet të garantojë që të mos ketë më Ministra të Brendshëm të lidhur me krimin dhe drejtësia të jetë e barabartë. Basha foli edhe për projektin për Teatrin Kombëtar, duke thënë se PD do të kërkojë nga presidenti të vendosë veton.