Showbiz

Bashkëpunimi i shumëpritur i këngëtareve shqiptare, flet për herë të parë Rita Ora

Javë më parë një postim në Twitter i këngëtares Bebe Rexha shkaktoi shumë shurmë në median rozë pasi ajo shkroi se do të donte një bashkëpunim me artistet e tjera shqiptare si; Ava Max, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Të gjitha vajzat reaguan në mënyrë pozitive duke u treguar të gatshme për ta bërë realitet këtë dëshirë por çfarë ka ndodhur deri tani?

Për herë të parë rreth kësaj çështje ka folur Rita Ora në një intervistë për radion filipinase “MYX”. Ajo tregoi se këngëtaret ende nuk janë mbledhur për ta biseduar por me të vërtetë që ky bashkëpunim do të ishte i veçantë!

“Do të ishte fantastike pasi ne të gjitha jemi shqiptare, dhe ky do të ishte një moment magjik për Shqipërinë” ,-tha ajo.